Festë në familjen e Teutës, këto janë fjalët e bukura të saj

Teuta Krasniqi vjen me disa fjalë të ëmbla për vajzën e saj.

Vogëlushja e Teutës dhe Adonisit, Kaia është bërë dy vjeçe.

E në ditëlindjen e saj, mami Teuta Krasniqi ka zgjedhur të shkruajë disa fjalë për ta uruar të bijën publikisht, shkruan Gazeta Express.

“Shpirt e dritë, Kaia e vockël, e bukur, e ëmbël, sot i mbushe dy vjet . Qe dy vjet, na ke kompletu portretin tonë familjar, duke qenë motra e dashur dhe lazdrane e Tarës dhe sugaresha jonë që na mbush me dashuri dhe gëzim çdo ditë te jetës sonë.

Urime ditelindja shpirti i mamit. Paç shëndet, dashuri të pakusht, lumturi të pakufishme bashke me familje dhe gjithë njerezit e dashur. Të duam pa kufi, Tata, mami dhe babi. Zoti të ruajt e të bekoftë  @Adonis Morina”, janë fjalët e bukura që ka përzgjedhur aktorja për të uruar të voglën e saj.

Kaia është vajza e dytë e Teutës, ndërsa fëmija i vetëm i saj me partnerin aktual, Adonisin, përderisa nga martesa me Bleron ka një vajzë, Tara./Gazeta Express

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë