A do të kthehet Arbnora sot në shtëpi, pasi u raportua e zhdukur në Maqedoni

Është larguar nga shtëpia e saj tash e katër ditë. Në kërkim të saj, fotot e Arbnora Dobres, u shpërndan në çdo cep të Skenderajt por edhe qytete tjera.

Nga e premtja, familja e Arbnora Dobres, nuk kishte asnjë njoftim për vajzën 22 vjeçare që ishte nisur për një intervistë pune.
Mirëpo, të dielën në mbrëmje familja Dobra pranoi një telefonatë nga ajo.

Me gjasë, vajza e tyre është në Maqedoni thonë ata.

I fejuari i Arbnora Dobrës thotë se nuk është ne dijeni për arsyen pse është larguar ajo.

Ai thotë se nuk e di nëse e fejuara e tij me të vërtetë ka kaluar kufirin me dëshirë apo ka qenë e kërcënuar. Por thotë që tani është më i qetë pasi ajo është lajmëruar.

Arbnora Dobra, 22 vjeçare të premten ishte larguar nga shtëpia, pa e njoftuar askënd.

Por, pasi u largua kthimi i saj pritet të bëhet së shpejti në shtëpinë e saj.

Se a do të kthehet sot, mbetët të shihet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë