“Feronikeli” nesër kërkon fitoren përballë “Llapit”


Klubi futbollistik “Feronikeli” nga Drenasi nesër udhëton drejt stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë, për tu përballur me “Llapin”.

Skuadra nga Drenasi e cila i prinë tabelës së Superligës kërkon me ngulm fitore përballë llapjanëve të cilët renditen të dytit në tabelë, transmeton DrenicaOnline.

Shumë tifozë drenicas kanë premtuar që nesër do të udhëtojnë për në Podujevë për t’i dhënë mbështetje maksimale “Feronikelit” që synon titullin e kampionit në këtë sezonë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë