Aksident në Prishtinë, lëndohet një femër

Një femër ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi vetura në të cilën ndodhej ajo është goditur nga një autobus i trafikut urban.

Aksidenti ka ndodhur në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Menjëherë në vendin e aksidentit është paraqitur Policia e Kosovës dhe Autoambulanca, ku viktimës i është dhënë ndihma e parë mjekësore.

Dëshmitarët kanë thënë për Indeksonline se viktima, e gjinisë femërore, ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Ajo është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e QKUK-së në Prishtinë./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë