Zbulimi i shtatores së heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci përmes fotove

Sot u mbajt ceremonia e zbulimit të shtatores së heronjve të kombit Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci, në sheshin e Drenasit.

E ku kjo shtatore u vendos në sheshin “Fehmi Lladrovci” në 20 vjetorin e rënies së tyre, me ç’rast u mbajt edhe një manifestim, shkruan Drenica Online.

Shtatorja e heronjve u zbulua nga Adem Lulzim Jashari, Hamzë Bekim Jashari, Luan Shkëlzen Haradinaj, Çlirim Xhavit Haziri, Elta Hyzri Talla, Krenare Ilaz Kodra, Rrezart Tahir Sinani, Xhevë Selim Krasniqi, Albana Shaban Shala, Donika Sylejman Selimi, Shkumbin Ali Ahmeti, Fitore Rexhep Mala, Gentrit Hafir Shala dhe Kosovare Ramiz Lladrovci.

E natyrisht ajo qka i dha më shumë emocion zbulimit të kësaj shtatorje ishte Nëna e heroit Fehmi Lladrovci e cila bash me Kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovcin dhe atë të Skenderajit Bekim Jashari u ofruan krah për krahu që ti nderojn për së afërmi këta heronjë, shkruan Drenica Online.

Ashtu edhe si u paralajmërua se në këtë ngjarje nuk do mungonin as fytyrat më eminente të vendit por edhe jashtë kufijve.Të pranishëm nëzbulimin e saj morën pjesë edhe dy presidentët: Hashim Thaçi e Ilir Meta dhe ish presidentët e Shqipërisë, Bujar Nishani, Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu, dhe ish presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, shkruan Drenica Online.

Kështu të gjithë patën rastin të flasin në prani të të ftuarve për nderë të Heroit Fehmi Lladrovcit dhe Heronines Xhev Krasniqi- Lladrovci.

Më posht Drenica Online ju sjell foto nga vendi i ngjarjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë