Iker Casillas luajti me Porton në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në barazimin e Schalke 1-1.
Portieri spanjoll u paraqit në kompeticionin më të madh në Evropë për të 20-tin sezon radhazi, shkruan indeksonline.
Ai debutoi në Champions në vitin 1999 kur ishte vetëm 17 vjeç.
Pesë herë portieri më i mirë në botë këtë shifër e ka arritur me Real Madridin dhe skuadrën aktuale.
Kjo shifër është vështirë të thyhet edhe një kohë, pasi që Casillas është ende aktiv dhe mund të luaj edhe sezone tjera. /IndeksOnline/