Superliga e Kosovës në futboll u rikthye dje me dy ndeshje interesante, ndërsa sot do të zhvillohen edhe katër të tilla.
Padyshim, kryendeshja e javës së katërt në Superligë sot do të zhvillohen në Gjilan, mes Dritës dhe Llapit.
Kampionia e Kosovës, Drita e ka nisur dobët sezonin e ri me vetëm një fitore dhe dy humbje, teksa pas tri javësh, renditet në vendin e tetë, transmeton IndeksOnline.
Nga ana tjetër, Llapi nuk është edhe aq dobët në fillim, ku ka startuar me dy fitore dhe një humbje, duke u renditur në vendin e katërt.
Ndeshja tjetër interesante zhvillohet në Ferizaj mes Ferizajt dhe Feronikelit, ku Afrim Tovërlani do ta ketë kundërshtar ish-skuadrën e tij.
Të dyja skuadrat kërkojnë rezultat pozitiv sot pas një fillimi jo edhe aq të mirë në këtë fillim të sezonit.
Ndeshjet tjera që zhvillohet sot janë, Flamurtari – Liria dhe KEK-u – Trepça’89.
Të gjitha ndeshjet sot fillojnë nga ora, 15:45./IndeksOnline/