Lladrovci: Plagët tona ende nuk janë shëruar, kemi 1648 ende të pagjetur
Pas paralajmrimeve se Vuçiq do të vizitoj Drenicën u paralajmërua edhe protesta për të mos lejuar që Vuçiq të futet në Drenic, shkruan Drenica Online.
Një gjë të tillë e ka thënë edhe i pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ka shkruar se në barikadën e krijuar sot ishin të gjithë ata të cilët edhe sot pas 20 viteve e vuajn luftën e viteve 1998/99 në Kosovë.
Postimi i plotë:
Sot, në barrikadën e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, nuk ishin vetëm ata. Me ta ishin familjet e familjarët e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë…Prekazi, Verbovci, Shtutica, Qikatova e vjetër, Rezalla, Izbica, Likoshani, Qirezi, Abria, Reçaku, Meja, Qyshku, Lybeniqi, … e krejt Kosova.
Plagët tona ende nuk janë shëruar, kemi 1648 ende të pagjetur ende 20 vjet pas lufte nuk ka kërkim falje nga regjimi serb. Falënderim për institucionet vendore e ndërkombëtare për ndjenjën e solidaritetit me Drenicën por edhe krejt Kosovës, këtë ndjenjë të dhimbjes që i shërbeu çlirimit dhe ardhjes së lirisë në Kosovë.


