Futbollisti i njohur kosovar, Premton Muja ka vendosur që të pensionohet nga futbolli aktiv.
Pas më shumë se 25 vitesh karrierë sportive, Muja ka vendosur që të pensionohet nga futbolli.
Muja e nisi karrierën e tij si futbollist te Gjilani, teksa ai e ka falënderuar natyrisht klubin gjilanas si dhe tifo-grupin, ”Skifterat”, transmeton IndeksOnline.
Përveç Gjilanit, Muja ka luajtur edhe te Drenica, Elbasani, Fushë Kosova, KEK-u, Besa e Pejës, Vllaznia e Pozheranit dhe Kika.
Përveç kësaj, ai ka qenë i ftuar edhe nga Përfaqësuesja kosovare në grupmoshat e reja, teksa Muja ka bërë edhe paraqitje për reprezentacionin A.
Në 500 paraqitje si futbollit, Muja ka shënuar 103 gola, megjithatë pozita e tij nuk ka qenë vetëm sulmues, pasi atë keni pasur mundësi ta shihni në çdo cep të fushës së lojës.
E nisi karrierën në futboll, e përfundoi me gol. Lamtumirë, Premton./IndeksOnline/