Milot Rashica ia fiton tifozit 250.000 euro


Me golin e tij në minutat e fundit që i dha fitoren 2-1 Werder Bremen ndaj Eintracht Frankfurt, Milot Rashica përveçse i ka dhënë ekipit të tij fitoren e parë të sezonit, ka pasuruar një tifoz me 250,000 euro!

E pabesueshme: 31-vjeçari ka marrë fitimin rekord pasi kishte luajtur vetëm 1 euro.

Fituesi kishte parashikuar pesë ndeshjet e së shtunës pasdite. Ai kishte luajtur me pjesë dhe i ka gjetur të gjitha.

Por ishte goli i yllit kosovar në minutën e 96’ të takimit që i ka dhënë paratë.

Rashica pas golit të shënuar ka udhëtuar drejtë Kosovës ku do të luaj ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe. /IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë