Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë kërkuar falje për “shqiponjën” që e bënë pas golave në ndeshjen e Kupës së Botës kundër Serbisë.
Në një konferencë për media para gazetarëve dy futbollistët shqiptar dhe kapiteni Lieschteiner kanë folur për “incidentin” që i kushtoi kombëtares Zvicerane, 25 000 franga, raporton gazeta zvicerane, Blick.
Granit Xhaka thotë: “Do të isha budalla nëse do ta bëja përsëri. Kjo nuk do të ndodhë përsëri”.
Stephan Lichtsteiner: “Unë dua të kërkoj falje, unë dua të hap në këpucë me majë askujt”.
Xherdan Shaqiri: “Sigurisht unë kërkoj falje në qoftë se njerëzit u ndjenë të sulmuar që dukej një lojë si në male”.
Kujtojmë se dyshja shqiptare dhe Lichtsteiner u kritikuan shumë nga analist zviceran pas festimit kundër Serbisë. /IndeksOnline/