Prishtina ka transferuar në radhët e veta basketbollistin lituanez, Denis Krestinin.
Edhe pse kishte shumë oferta nga skuadra të ndryshme ai vendosi që të bashkohet me skuadrën kosovare.
Krestinin është 24 vjeç, i gjatë 201 centimetra dhe edicionin e fundit ka luajtur për ekipin Jurmala në Ligën Baltike.
Ka qenë kampion në Poloni me ekipin Turóë Zgorzelec, dy herë vendin e tretë në Letoni, si dhe nënkampion i Ligës Baltike.
Krestinin shquhet për lojën e dobishme ekipore, me kualitete të theksuara individuale, si dhe atraktivitet e ngulitje spektakolare. /IndeksOnline/