Çmenduri: Mustafi mund të dënohet nga FA për shqiponjën

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodër Mustafi mund të gjobitet nga Federata Angleze pas festimit të golit duke e bërë formën e shqiponjën kundër Cardiff City.

Sipas mediave angleze, futbollisti shqiptar mund të ketë shkelë njërën nga rregullat e futbollit, shkruan indeksonline.

Duke ju referuar ligjit të FIFA-së ku tregojnë se lojtarët duhet të përmbahen nga “përdorimi i gjuhës ofenduese, fyese ose abuzive dhe / ose gjesteve në një mënyrë provokative, derrmuese ose inflamatore”

Festimet gjithashtu nuk duhet t’i referohen “ndonjë partie politike / organizate / grupi lokal, rajonal, kombëtar apo ndërkombëtar” etj “ose” ndonjë akt / ngjarje të veçantë politike”.

FA pastaj do të vendosë për dënimin dhe mund të sanksionojë lojtarin ose ekipin nëse ata vendosin se një vepër e tillë është kryer.

Muaj më parë FIFA dënoi me gjobë futbollistët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri pas shqiponjës që bënë në ndeshjen kundër Serbisë. /IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë