Ferizaj është mposhtur thellë nga Llapi 5:1 në kuadër të xhiros së tretë të Ipko Superligës.
Trajneri i Ferizajt, Afrim Tovërlani është i dëshpëruar me ekipin e tij, teksa thotë se pasi ta shikojë ndeshjen do të marra masa.
“Nuk funksionoi asgjë sidomos në pjesën e parë kur i pësuam tre gola. Të gjithë golat ranë në atë mënyrë që u morëm vesh t’i markojmë ato pozita. Duhet ta incizojmë lojën dhe së bashku me futbollistët ta shikojmë se cili ishte problem e të marrim masa”, deklaroi Tovërlani për SuperSport.
Ndryshe, ai përgëzoi Llapin për lojën. “Llapi me shumë meritë na mposhti. Po shpresoj që ka qenë një ditë e keqe e futbollistëve tanë dhe do të kemi kohë që t’i përmirësojmë gabimet”, përfundoi Tovërlani.
Ferizaj në xhiron e ardhshme e pret Feronikelin, teksa pas tri xhirove ka vetëm tri pikë.