Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të marrë dritën e gjelbër nga UEFA të dielën pas ndeshjes që Prishtina luan kundër Drenicës në kuadër të Ipko Superligës së Kosovës.
Incidentet në ndeshjen e Superkupës bënë që shtëpia evropiane e futbollit të mos jep një përgjigje zyrtare, duke kërkuar edhe një testim të dytë, shkruan indeksonline.
Kësaj radhe FFK ka marra masa duke vendosur rregulloret e stadiumit para çdo hyrje.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë ndeshja e Ligës së Kombeve e planifikuar me 10 shtator kundër Ishujve Faroe do të luhet në stadiumin që mban emrin e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri. /IndeksOnline/