​Marcelos i mungon Ronaldo

Mbrojtësi anësor i Real Madridit, Marcelo, ka bërë të ditur se skuadrës së tij i mungon prezenca e yllit portugez, Cristiano Ronaldos, pasi që ai konsiderohet si lojtari më i mirë në botë.

Ronaldo u largua nga klubi madrilen këtë verë dhe iu bashkua skuadrës së Juventusit për 105, milionë euro. Që nga atëherë, Real Madridi nuk ka blerë një lojtarë të ri që ta zëvendësojë Ronaldon, pasi që trajneri i ri, Julen Lopetegui, mendon se Gareth Bale, Karim Benzema dhe Isco mund ta mbushin hapësirën e lënë bosh nga portugezi, përcjell Gazeta Express.

Pas fitores me rezultat 4-2 ndaj Gironas, Marcelo tregoi se përkundër talentit të Bale dhe Benzemas, Real Madridi i mungon Cristiano Ronaldo.

“Ronaldo është lojtari më i mirë në botë. Është e natyrshme që na mungon të luajmë me të, por edhe Bale dhe Benzema janë me të vërtetë të mirë”, ka thënë Marcelo.

Përkundër faktit që Benzema konsiderohet një nga lojtarët që do ta zëvendësojë Ronaldon në skuadrën e Real Madridit, edhe ai e pranon se skuadra nuk mund ta harrojë portugezin.

“Nuk mund ta harrosh kurrë Cristianon. Ai ishte shumë i rëndësishëm për Real Madridin dhe shënoi shumë gola, dhe siç tha edhe Marcelo, ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë, por ne duhet të fillojmë të mendojmë për një skuadër të ndryshme më lojtarë të ndryshëm”. /Gazeta Express/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë