Portieri i Tottenham, Hugo Lloris ka kërkuar falje te skuadra dhe gjithë mbështetësit për gabimin që bëri në orët e hershme të mëngjesit.
“Sun Sport” kishte raportuar se kapiteni i Francës ishte arrestuar në mëngjes pasi ishte ndaluar duke vozitur në gjendje të dehur.
Por fituesi i Kupës së Botës pranoi gabimin duke shprehur pendesën e tij.
“Dëshiroj të kërkoj falje me gjithë zemër për familjen time, klubin, shokët e ekipit tim, menaxherin dhe të gjithë përkrahësit”, ka thënë Lloris.
“Ngarja e veturës në këtë gjendje është krejtësisht e papranueshme, unë marrë përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia dhe nuk është shembulli që unë dëshiroj të jap”, ka shtuar portieri. /IndeksOnline/