‘Dështak’ në Liverpool, por zë vendin e Ronaldos në Real Madrid

Kur ka mbetur vëtm edhe një javë deri në fund të afatit kalimtar për futbolistë, Real Madrid ka arritur marrëveshjen për të marrë sulmuesin Iago Aspas, me synimin për të mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i Cristiano Ronaldos në Juventus.

Aspas, që pati probleme në Angli gjatë përvojës te Liverpool, rilindi te Celta Vigo dhe fitoi një vend te kombëtarja spanjolle që luajti në “Rusi 2018”.

Shtypi spanjoll shkruan se do të jetë ai që do të zërë vendin e Ronaldos, që u transferua te Juventus për 100 milionë euro.“El Chiringuito de Jugones” raporton se në fillim të javës së ardhshme, Real do të zyrtarizojë blerjen e Aspas, pasi ka gjetur gjuhën e përbashkët me futbollistin, por duhet të bindë klubin e Celta. Edhe Valencia është interesuar për lojtarin që ka luajtur 12 ndeshje në La Liga dhe ka shënuar 67 gola.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë