Trajneri i FC Shkupi, Zekerija Ramadani ka njoftuar se ka dhënë dorëheqja nga posti i trajnerit.
Ai ka njoftuar se këtë dorëheqje e ka paraqitur pas startit të dobët ne kampionat dhe eliminimit nga Kupa e Maqedonisë.
Dorëheqjen e Ramadanit e ka pranuar edhe presidenti i Klubit.
Zekirija Ramadani ka bërë karrierë edhe në Kosovë si trajner i Trepça 89.
Ai me Shkupin arriti të marr pjesë në kualifikimet e Europa League. /IndeksOnline/