Komisioni i Disiplinës i FSHF-së ka vendosur pak më parë për ta dënuar me 5 ndeshje pa tifozë në stadiumin e tij ekipin e Skënderbeut, për shkak të dhunës masive që shpërtheu gjatë ndeshjes me Partizanin të premten që shkoi.
Pritej një dënim i ashpër dhe përveç këtyre ndeshjeve me stadiumin të boshatisur, korçarët duhet të paguajnë edhe një gjobë prej 300 mijë lekësh të rinj.
Në bazë të këtij dënimi, Skënderbeut i takon ta mbyllë fazën e parë të kampionatit pa tifozë në stadiumin e tij, madje edhe ndeshjen e fazës së dytë me Kastriotin.
E sigurt është që korçarët do të luajnë pa tifozë në ndeshjet me Laçin, Tiranën dhe Kukësin, që janë tri të radhës në stadiumin “Skënderbeu”.
Nëse drejtuesit e klubit paguajnë, tifozët mund të kthehen ndaj Kamzës në javën e 9-të, nëse jo atëherë do të kthehen në javën e 13-të ndaj Flamurtarit.
Pesë ndeshjet e radhës të Skënderbeut në fushën e vet:
Skënderbeu – Laçi (java 3)
Skënderbeu – Tirana (java 5)
Skënderbeu – Kukësi (java 7)
Skënderbeu – Kamza (java 9)
Skënderbeu – Kastrioti (java 11)