QKMF-ja në Drenas në shërbim të qytetarëve me kapacitetet e saja të plota (Foto)


Komuna e Drenasit ka ndjerë për obligim të njoftojë gjithë qytetarët, se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala”, vazhdon të jetë në shërbim të qytetarëve me kapacitetet e saja të plota, transmeton Drenica Online.

Tutje në njoftimin e komunës thuhet se këto ditë fluksi i qytetarëve që kërkojnë shërbime mjekësore është më i madh, por të gjitha rastet janë trajtuar, sidomos ato emergjente, ndërsa ato urgjente kanë marr shërbimin ambulantor në shërbimin e mjekësisë familjare.

Njoftimi i plot:

Komuna e Drenasit ndjen për obligim të njoftojë gjithë qytetarët, se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala”, vazhdon të jetë në shërbim të qytetarëve me kapacitetet e saja të plota.

Është e vertetë se këto ditë, fluksi i qytetarëve që kërkojnë shërbime mjekësore është më i madh, por të gjitha rastet janë trajtuar, sidomos ato emergjente, ndërsa ato urgjente kanë marr shërbimin ambulantor në shërbimin e mjekësisë familjare.

Komuna e Drenasit, që nga fillimi i këtij viti ka zgjatur orarin e shërbimeve deri ne ora 21:00, ndërsa shërbimi emergjent punon 24 orë.

Projekti për shërbimin në shtëpi ndaj pacientit vazhdon të jetë funksional dhe ende nuk ka pasur raste qe ky shërbim nuk është kryer, vetëm nëse është konstatuar se kërkesa ka qenë rast jo emergjent. Është e vërtetë që ka mungesë të mjekëve, por ky problem vazhdon të jetë ne të gjitha qendrat. Komuna disa herë ka shpallur konkurs për plotësimin e vendeve të punës për doktorr, por ka pas mungesë aplikantësh.

Fotot janë ne këtë orë, në shërbimin emergjent!

Portali “Drenica Sot”, pa burim të informatës vazhdonë të dezinformojnë qytetarët, por ato nuk kanë ndikuar dhe nuk do të ndikojnë qe shërbimi ndaj qytetarëve të jetë funksional.

Ftojmë të gjitha mediet, të vizitojnë QKMF-në dhe të marrin informatë direkte nga ky shërbim mjekësorë, por mos të vazhdojnë të hutojnë qytetarin, të kundërtën, Komuna e Drenasit do e padisë për shpifje portalin qe merret me lajme të pa vërtetuara.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë