Fillon zbatimi i projektit për ndërtimin e largpërçuesit të dyfishtë 220kv në Drenas


Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me nënkryetarin Gani Sylaj, drejtorin e Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronë, Milaim Hajdari, drejtoreshën e Shërbimeve Publike, Lumnije Krapi, kanë pritur ne takim drejtorin e departamentit për Menaxhimin e Projekteve dhe Inxhinieri në KOSTT, Alban Imeri, ku janë dakorduar për fillimin e punimeve ne terren, transmeton Drenica Online.

Ne këtë takim, kryetari Lladrovci është zotuar se ne realizimin e këtij projekti do të jetë bashkëpunues ne mënyrë që të mos krijohen pengesa gjatë realizimit të tij. Nga ana tjetër, drejtori Alban Imeri nga KOSTT-i, ka thënë se ky projekt do të përfundoj brenda këtij viti.

Komuna e Drenasit, njofton të gjithë qytetarët e zonave kadastrale në Krajkovë, Shtrubullovë dhe Drenas se procedurat e shpronësimit kanë përfunduar dhe pagesat e shpronësimit behën 10 ditë nga momenti i dorëzimit të dokumentacionit të kompletuar dhe njoftimet i behën nga ana e KSOTT-it, ndaj kërkojmë nga ana e qytetarëve të këtyre zonave të shpronësimit, të jenë bashkëpunues dhe të mos pengojnë finalizimin e këtij projekti i cili do t’i ndihmoj Kosovës, veçanërisht Komunës së Drenasit ne rrjetin e energjisë elektrike.

Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët dhe për sqarime shtesë të drejtohen në Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë ne Komunën e Drenasit.

Zonat që preken nga ky projekt për vendosjen e largpërçuesve janë shpallur zona me interes të veçantë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndryshe, largpërçuesi do të jetë 220kV, i dyfishtë i cili së bashku me nënstacionin që është duke u ndërtuar, kap vlerën mbi 7.4 milion euro dhe vlerësohet se është projekti më i madh i realizuar ne Komunën e Drenasit. Projekti financohet nga Banka Evropiane për Zhvillim (BERZH) dhe është lloti i 3-të në kuadër të projekteve që KOSTT është duke implementuar me ndihmën e BERZH-it.

Largpërçuesit të ri 220kV do të kyçet në largpërçuesin ekzistues që lidhë SSH Drenasi me NS Prizreni 2, në fshatin Krajkovë dhe gjatësia e tij do të jetë 4 kilometra.

Nënstacioni Drenasi 220/10 kV/kV është duke u ndërtuar i tipit GIS (gjenerata më e re e këtyre pajisjeve) me dy transformatorë te fuqisë 2×40 MVA, pra gjithsejtë 80 MVA transformim dhe se për një kohë shumë të gjatë do ta zgjedhë çështjen e furnizimit me energji elektrike të banorëve dhe bizneseve të Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë