Martohet Eliza Dushku me biznesmenin amerikan 54 vjeçar (Video)

 

Aktorja me prejardhje shqiptare që jeton dhe punon në Amerikë, Eliza Dushku ëshë martuar me biznesmenin amerikan 54 vjeçar, Peter Palandijan.

Ceremonia e kurorëzimit është bërë në qytetin e Bostonit.

Është fotografi shqiptar, Fadil Berisha ai që në rrjetin social ka postuar një video ku shihet aktorja shqiptare me famë botërore me fustan nusërie përkrah bashkëshortit të saj, shkruan Indeksonline.

Berisha ka uruar çiftin e ri dhe me sa duket ka qenë pikërisht ai që ka realizuar albumin e martesës./Indeksonline/

 

https://www.facebook.com/fadilberishaphotography/videos/1904286109877148/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë