Një skenë jo e mirë ka ndodhur sonte në stadiumin, ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.
Kur po zhvillohet pjesa e dytë në mes të Dritës dhe Prishtinës, tifozët kanë hedhur mjete piroteknike në fushë.
Një gjë e tillë është e ndaluar, dhe pritet që të ketë sanksione ndaj klubeve në fjalë.
Ndeshja është ndërprerë për disa minuta, por pas largimit të mjeteve, ka ri-filluar sërish.
Përndryshe, Prishtina është në epërsi, 1-0 me golin e shënuar nga Mankenda./IndeksOnline/