Messi bëhet lojtari me më së shumti trofe të fituar në histori të Barcelonës

Lionel Messi ka thyer një rekord tjetër me fitoren e Superkupës së Spanjës mbrëmë kundër Sevillas.

Argjentinasi është bërë lojtari me më së shumti tituj të fituar në historinë e Barcelonës, gjithsej 33, duke e lënë pas Andres Iniestan, i cili i ka 32, transmeton Gazeta Express.

Messi i ka fituar 9 La Liga, 4 Liga të Kampionëve, 3 Kupa të Botës për klube, 6 Kupa të Mbretit, 3 Superkupa të Evropës dhe 8 Superkupa të Spanjës.

Të gjithë këta tituj i ka fituar nën menaxhimin e gjashtë trajnerëve: Frank Rijkaard, e cili e bëri të debutojë, Pep Guardiola, Tito Vilanova, Tata Martino, Luis Enrique dhe Ernesto Valverde.

Trofeu i mbrëmshëm i Superkupës së Spanjës, ishte i pari për të si kapiten i Barcelonës. /Gazeta Express/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë