Ish-ylli i Interit dhe Milanit, Ronaldo është shtrirë në spital në Ibiza që nga e premtja e kaluar pasi që është duke vuajtur nga sëmundja e pneumonisë.
Sulmuesi i pensionuar mbushë 42 vjet muajin e ardhshëm dhe ka shtuar shumë peshë që prej pensionimit të tij në vitin 2011, transmeton IndeksOnline.
Burimet nga autoritetet lokale në Ibiza bëjnë me dije se Ronaldo është shtrirë në stilin, De Can Misses de Ibiza në mëngjesin e së premtes.
I diagnostifikuar me pneumoni, fenomeni më pas u transferua në një spital privat, konkretisht në poliklinikën, Nuestra Senora del Rosario.