Lladrovci flet për tri projektet e mëdha (Dokument)
Sot, zyrtarisht kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pranuar vendimin nga Këshilli nacional për investime, vendimin e nënshkruar nga Ministri Bedri Hamza për ujëmbledhësin e Vërbocit.
Ky është statusi i Lladrovcit:
Falënderoj sinqerisht institucionet qendrore të cilat trajtuan dhe shqyrtuan kërkesën tonë dhe miratuan për realizim të ujëmbledhësit, projekt tejet i rëndësishëm për qytetarët e komunës së Drenasit.
Zotimi ynë se ujin e pijes, me cilësi, do ta bëjmë të qasshëm për çdo familje të komunës tonë, do ta bëjmë realitet.
Po ashtu, rruga me katër korsi, është duke vijuar.
Stadiumi nacional, presim të filloj të ndërtohet, më 2019 dhe do të kryhet brenda këtij mandatit tim të parë.
Ne fjalët i bëjmë vepra!




