Goli i bukur i Gareth Bale e ndihmoi Real Madridin që ta mposhtë Juventusin në një miqësore, ku Cristiano Ronaldo nuk u paraqitë ndaj ish-skuadrës së tij.
Juventusi kaloi e para në epërsi pas auto-golit të Dani Carvajal, para se Gareth Bale ta barazonte rezultatin me një gjysmë-vollej, shkruan IndeksOnline.
Tutje, Marco Asensio ia dhuroi epërsinë Real Madridin para se ta shënonte edhe golin e tretë për Real Madridin, gol të cilin Wojciech Szczesny shumë lehtë ka mundur ta priste.
Ronaldo, i cili iu bashkua Juventusit muajin e kaluar për 99 milionë funte, i është dhënë pushim shtesë pas Kupës së Botës.
Real Madridi e lejoi 33-vjeçarin të largohet drejt kampionit të Italisë pas nëntë sezonesh në Madrid, ku shënoi 450 gola dhe fitoi 4 tituj të Champions Leagues.
Largimi i portugezit ka bërë që Bale të mbetet në Bernabeu, derisa kështu mendon edhe trajneri i ri, Julen Lopetegui./IndeksOnline/
3⃣ Goles
2⃣ Goleadores
1⃣ Gran partido#RMTour | #HalaMadrid pic.twitter.com/K62AA0UL4u— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 5, 2018