Ekskluzive: Stadiumi i Prishtinës është gati, sot ndizen dritat


Stadiumi i Prishtinës është në fazën e fundit të përfundimit. Indeksonline mëson se në orët e paraditës janë kryer të gjitha punët në lidhjen e rrymës.

Mbledhja e rregullt që duhet të mbahej sot në orën 17:00, është shtyrë sot për në orën 21:00.

Por, ka një arsye për këtë.

Pikërisht sot në këtë orë do të bëhet për herë të parë ndezja e reflektorëve. Javën e ardhshme do të luhet loja e parë testuese para se të jipet OK për zhvillimin e ndeshjeve në këtë stadium./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë