Historike: Reporterja e parë shqiptare që komenton një ndeshje të futbollit (Foto)


Pjesëmarrja e FC Dritës në Evropë natyrisht se është histori në vete për futbollin kosovar.

Drita aktualisht po luan në raundin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Evropës ndaj ekipit të Luksemburgut, Dudelange dhe po avancon me rezultatin minimal 1-0, shkruan GazetaBlic

E përveç sukseseve historike të Dritës, një sukses i madh po ndodhë edhe në gazetarinë sportive në vendin tonë.

Gazetarja e njohur e sportit në Kosovë, Qëndresa Krelani nga Radio Televizioni i Kosovës është duke raportuar këtë ndeshje të Ligës së Evropës.

Kjo është hera e parë që një reportere femër komenton një ndeshje të futbollit në mbarë trevat shqiptare.

Vlen të theksohet që Krelani është ndër gazetaret më të mira të sportit në Kosovë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë