Tifozi kroat goditet keq në fytyrë, ishte së bashku me dashnoren e tij (Foto)


Fitorja e Kroacisë ndaj Anglisë gëzoi në mas të madhe tifozët kroat të cilët të dielën për herë të parë synojnë kupën e botërorit në futboll, “Russia 2018”.

Mirëpo, pas festës së madhe në Zagreb, një tifoz e pësoi keq. Derisa po kthehej me të dashurën për në shtëpi, ai u sulmua fizikisht nga disa persona, të cilët pretendohet të jenë të komunitetit serbë.

Kroati që mori goditje të tmerrshme në fytyrë është Ante Dumancic, fytyra e të cilët është dëmtuar dhe njollosur me gjak, transmeton Indeksonline.

“Sulmi ndodhi rreth orës 00:30 në rrugën Tkalciceva. Kur unë shkova në shtëpi, pas meje disa frikacak papritmas më goditën me shkopa , shishe, boksier, tulla …”, ka deklaruar ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë