Prishtina mëson kundërshtarin për Ligën e Kampionëve


Sot është hedhur shorti për kualifikimet në Ligën e Kampionëve në basketboll dhe Sigal Prishtina do të përballet me Donar Gronigenin.
Klubi nga kryeqyteti i Kosovës do të përballet me këtë ekip në fazën e parë të kualifikimeve që ndahen në tri faza.

Për të siguruar grupet në garën evropiane Prishtinës i duhet të kalojë tri fazat.

Në rast të humbjes, Prishtina do të bëjë pjesë në Europe Cup.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë