Zyrtare: Real Madridi i jep lamtumirën Cristiano Ronaldos


Real Madridi me anë të një komunikate në faqen zyrtare ka lajmëruar se ka shitur Cristiano Ronaldon në Juventus

Real Madridi e ka konfirmuar se ka pranuar vullnetin e Ronaldos për të kaluar në Juventus duke i uruar atij çdo të mirë në klubin italian.

Sot ne kemi pranuar një ofertë nga Juventusi për Ronaldon dhe i urojmë çdo të mirë Ronaldos në klubin e ri derisa ai është lojtari më i mirë i Realit duke thyer çdo rekord të mundshëm për klubin nga Madridi.

Ronaldo ka arritur histori me klubin e Real Madridit duke qenë njëri prej lojtarëve më të mirë në histori të këtij klubi.

Ronaldo ka arritur shumë mer këtë klub për nëntë vite derisa ai është një shembull për shumë lojtarë me punën dhe dedikimin e tij që e ka treguar në fushë.

Ai është top golashënuesi i Real Madridit duke shënuar 451 gola në 438 ndeshje.

Në total ka fituar 16 tituj, përfshirë katër kupa europiane, tri prej tyre brenda 3 viteve dhe 5 në 5 sezonët e fundit.

Në anën individuale ai ka fituar me fanelën e Real Madridit katër topa të artë dhe tri Këpuca të Arta.

Për Real Madridin Cristiano Ronaldo do të jetë simbol dhe një referencë unike për gjeneratat e ardhshme, përfundon komunikatën Real Madrid.GazetaExpress.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë