Lumi B ironizon me këngëtarët që i blejnë klikimet


Reperi i njohur Lumi B, është shumë i pëlqyer për këngët e tij.

Ai është gjithashtu një emër mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e tij.

Në të shumtën rasteve, në Instagramin e tij nuk mungojnë statuset satirike apo edhe thumbuese.

Diçka të tillë, reperi e ka bërë në fotografinë e fundit, ku shfaqet me një kapelë polici në kokë.

Me shaka, Lumi shkruan në mbishkrimin e fotografisë se është bërë polic i klikimeve false.

“Polici i klikimeve, kush po i blen?”, shkruan ai në mbishkrimin e fotografisë, duke thumbuar kështu kolegët e tij.

Blerja e klikimeve është një fenomen i cili ka prekur një pjesë të madhe të estradës, duke qenë se shifrat në YouTube janë dukshëm më të larta se ç’mund të përkojnë me territorin shqiptar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë