Skuadra nga Drenasi mëson kundërshtarët e Ligës së Kampionëve (Foto)


Feniksi ka mësuar kundërshtarët për ndeshjet e Ligës së Kampionëve të Futsallit.

Kampionët e Kosovës janë renditur në grupin e katërt të rundit kryesor, shkruan indeksonline.

Skuadra nga Drenasi do të luaj me skuadrën belaruse, Lida, skuadrën kazake, Kairat Almaty dhe portugezët e Sporting Lisbonës.

Ndeshjet e këtij rundi do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë