Real Madridi fton në takim agjentin e Ronaldos

Agjentin i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes është ftuar nga Real Madridi për të diskutuar ofeërtën e Juventusit dhe largimin e tij të mundshëm nga ky ekip.

Largimi i Ronaldos nga Real Madridi ka ngjallur shumë reagime. Raporti i Ronaldos me Real Madridin,saktësisht me presidentin Florentino Perez, ka qenë me luhatje sidomos vitin e kaluar.

Sipas raportimeve të fundit portugezi ndjen që klubi nuk është duke e respektuar më si dhe nuk janë duke i përmbushur kërkesat e tij financiare, e që kërkesa e fundit e tij sa i përket pagës është 30 milionë të cilat sipas të gjitha gjasave pritet ti marr në Torino.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë