Sulmuesi i Kosovës e vazhdon karrierën në Japoni

Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha, është larguar nga Melbourne Victory, një vit para se t’i skadonte kontrata.

32-vjeçari, të premten ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e Melbourne Victory dhe se karrierën do ta vazhdojë jashtë A-League. Vetë ai nuk ka zbuluar adresën e re, po mediumet australiane kanë shkruar se ai tashmë ka firmosur kontratë me një skuadër në J-League të Japonisë.

Bëhet e ditur se sulmuesi do t’i bashkohet ish-trajnerit të tij, Ange Postecoglou te skuadra Sanfrecce Hiroshime që është lidere në J-League. Ai pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim te kjo skuadër. Për kartonin e tij, ekipi nga Japonia pritet të paguajë rreth një milion euro dëmshpërblim.

Berisha me ekipin japonez do të firmosë për një vit e gjysmë dhe gjatë kësaj periudhe pritet të marrë pagë rreth katër milionë euro.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë