Presidenti i klubit të Feronikelit, Naser Ramaj, e ka konfirmuar që futbollisti, Artur Magani, do të jetë pjesë e klubit për sezonin e ardhshëm.
Raportimet në media se sulmuesi nuk do të jetë pjesë e Feronikelit, i ka hedhur poshtë Presidenti i klubit, Ramaj, duke thënë që nesër (e mërkurë) do të nënshkruhet kontrata, që do ta sjellë Maganin te Nikli.
“Ne jemi të bindur që Magani do të jetë pjesë e klubit të Feronikelit për sezonin e ardhshëm, madje pretendojmë që nesër të nënshkruajmë kontratën me futbollistin”, tha Ramaj për Drenica Online.
Klubi i Feronikelit ka zhvilluar një merkato të nxehtë javëve të fundit, duke afruar në skuadër emra të mëdhenjë të futbollit.