Armata e sulmit të Feronikelit është përforcuar edhe me një emër të ri dhe shumë të njohur, i cili ka bagazh e përvojë të madhe në fushë.
Astrit Fazliu është zyrtarisht transferi më i ri që klubi ynë e ka bërë, i cili falë formës së mirë dhe lojës së treguar, ka qenë pjesë e klubeve të shumta në Kosovë dhe jo vetëm.
Në stinorin e kaluar Fazliu ka qenë pjesë e Dritës, teksa më parë ka luajtur edhe për Ferizajn, Ulpianën, Prishtinën, Shkëndijën, Partizanin e Tiranës dhe Flamurtarin e Vlorës.