KF Gryka nga Llapushniku i Drenasit është shpallur kampion në Ligën e Dytë të Kosovës.
Gryka në ndeshjen e fundit ka mposhtur Lugun e Baranit me rezultat 2-0.
Golat i kanë shënuar Lirigzon Gjionvci dhe Pajazit Rexhepi.
Gryka sezonin tjetër luan në Ligën e Parë dhe synim kryesor ka inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll.