Ronaldo ka zbritur në fushë, ka bërë disa ushtrime me topin – ai do të jetë gati për ndeshjen me Villarrealin dhe finalen në Champions League kundër Liverpoolit.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, është rrugës së mirë për t’u rikuperuar nga dëmtimi që pësoi në El Clasico kundër Barcelonës, shkruan Gazeta Express.
Portugezi, që lëndoi javën e kaluar kyçin e këmbës së djathtë, është stërvitur i veçuar nga grupi së bashku me Dani Carvajalin.
Cristiano për disa minuta u stërvit në palestër duke trajtuar kyçin e këmbës, ndërsa një pjesë të seancës stërvitore e zhvilloi në fushë duke prekur edhe topin, që patjetër se është lajm i mirë pasi duket se kyçi i këmbës është dukshëm i rikuperuar.
