Cilësohen ndër artistet më të suksesshme dhe mjaft të dashura për publikun shqiptar. Që nga fillimi i karrierës ato kanë arritur të marrin vëmendjen e gjithë publikut.
Me këngët, vokalin e veçantë dhe dashurinë janë pjesë e këtij populli që nga vitet e 70-ta, e të cilat na shoqërojnë ende.
Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza dhe Remzie Osmani janë ‘Bilbilat e Mushtishtit’, artistet që personifikohen më të dashura dhe më të afërta për të gjithë ne, transmeton Magazina al.
Shyhrete Behluli
Është ndër këngëtaret më të suksesshme të muzikës popullore. Ajo këngës iu përkushtua me të gjitha forcat e saj, dhe kurrë s’është ndarë nga ajo. Kënga u bë pjesë e pandashme e saj, e cila e shoqëroi nëpër shtigjet e jetës dhe që vazhdon ende. Padyshim që me tekstet që bën ‘prekë’ njerëzit dhe i bënë sa më afër të ndjejnë muzikën e saj. Shyhretja edhe pse ka 57 vjet, ajo duket mjaft elegante dhe e zonja.
Shkurte Fejza
Këngëtarja Fejza,është mjaft e njohur dhe e pëlqyer për publikun e cila poashtu vjen nga Mushtishti. Shkurta paraqitjet e para në skenë i ka pasur qysh si fëmijë në programet e shkollës, ku është vërejtur për herë të parë talenti i saj, e cila tanimë vazhdimisht është duke shijuar edhe sukseset e saj. Shkurta është e martuar, ka 3 vajza dhe një djalë. Padyshim që mbetet njëra nga këngëtaret më të dashura në Kosovë për të gjitha gjeneratat.
Remzie Osmani
Po ashtu me Shyhreten dhe Shkurtën edhe Remzie Osmani ka qenë pjesë e tyre, ato mbeten treshja fantastike, edhe pse raportet ndërmjet Shkurtes dhe Shyhretes nuk janë rregulluar. Remzia, ka pasur shumë paraqitje para publikut, ka qenë pjesëmarrëse në shumë manifestime dhe koncerte humanitare. Ajo është e martuar me Halil Hamzen dhe ka dy fëmijë, Hamzen dhe Erjolen. Këngëtarja Osmani punon vazhdimisht dhe realizon projekte të suksesshme, madje shquhet edhe për elegancën që shfaq tek publiku.





