Feronikeli barazon me Prishtinën


Mbyllet pa gola supersfida ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës, në kuadër të xhiros së 30-të të Vala Superligës.
Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, Feronikeli arriti të barazojë në një ndeshje të vështirë dhe të rëndësishme me Prishtinën.

Në minutën e 20’, Mendurim Hoti pati rast për të shënuar nga ndërprerja, por gjuajtja u prit nga portieri Bekaj.

Pjesa e dytë filloi me një lojë dhe sulm më intensiv, ku në minutën e 57’, Mendurim Hoti lëshoi një rast shumë të mirë për shënim afër zonës, por topi shkoi në duart e portierit.

Një rast nga afërsia e pati edhe Kone, por që dështoi ta finalizonte me gol.

Formacioni fillestar i Feronikelit:
Feronikeli: F. Maloku, H. Shala, Y. Hoxha, A. Prekazi, A. Haliti, B. Maliqi, B. Ahmeti, A. Dabiqaj, M. Milicaj, M. Hoti, Q. Elshani.
Trajner: Sulejman Starova

Formacioni fillestar i Prishtinës:
Prishtina: Bekaj, Dallku, Curri, Maxhuni, Bashiru, Jamal, Taipi, Bozovic, Pevqeli, Hoxha, Januzi. Trajner: Mirel Josa

Gjqytarë të ndeshjes:
S.Isufi, S.Berisha, B.Rama, E.Zasella

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë