Sulmuesi i Bayern Munich, Sandro Wagner, është duke pritur për përballjen me Cristiano Ronaldon dhe Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Bayern Munich është shortuar me Real Madridin në shortin e hedhur të premten në Nyon të Zvicrës.
Wagner që nga Hoffenheim i është bashkuar Bayern Munich, ka lavdëruar Ronaldon që këtë sezon ka arritur të shënoi 15 gola në Ligën e Kampionëve, duke qenë vendimtar në përballjet e Real Madridit me PSG-në dhe Juventusin.
“Ai është i madh. Më pëlqejnë njerëzit e atillë. E di që shumë e kritikojnë, por mua më pëlqen. Do të ishte e mërzitshme nëse të gjithë do të ishim të njëjtë”, ka deklaruar Wagner.
“Ai shënon gola më shumë sesa unë në stërvitje. Jam shumë i lumtur që do të takohem me atë”.