Përfaqësuesja e femrave U16 është nisur në Irlanden e Veriut ku do të marrë pjesë në Turneun Zhvillimor U16, që organizohet nën përkujdesjen e UEFA-s, e që ka si qëllim të ndihmojë ekipet kombëtare në zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj grupmoshe.
Përveç Kosovës, në këtë turne marrin pjesë Irlanda Veriore, Luksemburgu dhe Ishujt Faroe.
Në Kombëtaren e Kosovës, është edhe lojtarja shumë e talentuar e cila shihet si shpresa e Kosovës në futbollin e femrave, Edona Geci nga Skenderaj.
Edona, e vetmja lojtare nga Drenica në këtë ekip, bashkë me 19 lojtaret tjera do të kërkojnë fitoren për Kosovën në këtë turne.
Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë sonte në orën 20:00 kundër Irlandër Veriore, më 13 prill në orën 16:00 do të luajë me Ishujt Faroe, derisa më 15 prill, në orën 12:00, do të ballafaqohet me Luksemburgun.