Distria ka fituar medaljen e Artë me ippon në “Antalya Grand Prix 2018”.
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka rrëmbyer medaljen e Artë “Antalya Grand Prix 2018” në kategorinë 52 kg, shkruan Gazeta Express.
Për të arritur te medalja e Artë, Krasniqi e mposhti në finale xhudisten nga Britania, Chelsie Giles.
Më parë edhe Fjolla Kelmendi luftoi për të artën në kategorinë 48 kg, por humbi në finale me (ippon) nga xhudistja nga Portugalia, Catarina Costa.
Por, ajo kthehet në Kosovë me kokën lartë, pasi ka fituar medaljen e Argjendtë – arritja e madhe kjo në karrierën e xhudistes sonë.
Pas pak për të Artën do të luftojë Nora Gjalova, ajo do të përballet me xhudistes nga Korea e Jugut, Jandi Kim.

