Kushtet e rënda atmosferike kanë bërë që, tash e dy ditë, ekipi t’i vazhdojë stërvitjet në ambient të mbyllur, megjithatë, ato po zhvillohen me të njëjtin intensitet dhe angazhim.
Nën drejtimin e trajnerit Sulejman Starova, lojtarët e zhvilluan seancën stërvitore për dy orë të plota, prej 14:00, deri në 16:00.
Po ashtu, klubi njofton që nesër do të zhvillohet ndeshje miqësore me KF. Vushtrria, me fillim nga ora 14:00.
Ndeshja do të luhet në fushën sportive me bari sintetik, “AUSTRALIA”, në qytetin e Mitrovicës.