Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Kosovës U-21 dhe Azerbajxhanit.
Pavarësisht shansave të krijuara nga Kosova, rezultati nuk ka ndryshuar.
Vlen të theksohet se ndeshja është duke u zhvilluar në kushte jo të mira atmosferike ku nuk janë duke u ndalur të reshurat atmosferike.
Kosova U-21 e luan këtë ndeshje në kuadër të kualifikimeve për kampionatin europian të grupmoshave U-21 ku gjendet në grupin e pestë.
Kosova gjendet në vendin e 5 më 7 pikë, por që është vetëm 3 pikë nga vendi i dytë që është Irlanda.