Pazaret politike me kauza jo të qëndrueshme, pa parime po e dëmtojnë rend vendin dhe perspektiven qytetare


Nga:Hysni Gashi

Ka disa vite që shprehi mospatujshmeri me zhvillimet në vendin tonë në veçanti për krimin dhe korrupsionin që është bërë kancer për të ardhmen e shtetit dhe perspektiven e qytetarit tonë, gjithashtu në vazhdimësi kam kritikuar klasën politike në veçanti partitë që ishin me se shumti në pushtet për neglizhencën e treguar në qeverisje dhe për paditurin dhe pamaturinë që kanë.

Por duke parë dhe bazuar edhe ne zhvillimet e partive të tjera që disa nuk qëndruan gjatë dhe disa nuk ishin fare në pushtet, në veçanti rreth zhvillimeve të fundit, fare nuk po na bindin që dallojnë nga partitë që qëndruan në pushtet dh për të cilët ende vazhdojë të jam kritikues.

Pse them këtë!? Sepse këto parti u ngritën e u rriten duke kritikuar e akuzuar dy partitë në pushtet ne veçanti atë të PDK-së që herë thonin po shet e herë po fal territor, dhe në fund përqafuan po ato marrëveshje dhe po ato nene marveshjesh. Dhe ne fund fare kur opozita e bashkuar u rrit me këto kauza e rriti pazarin të partia që kritikonin me se shumti për temat e lartcekura dhe e rrezuan Kryeministrin Isa Mustafa vetëm sa për ta zënë vendin e tij, por jo edhe siç po shihet për të sjellë diçka të re në politiken kosovare dhe në qeverisje, përkundrazi.

Unë kam qenë njeri ndër idhtaret dhe përkrahës i Ramush Haradinajt që t’i ipet mundësia edhe njëherë si një anëtare i një familje meritore dhe që i ndodhi siç i ndodhi ne vitin 2005 ne 100 ditshin e parë si kryeminister e kërkon Haga me preteksin për krime lufte. Por populli shqiptar thotë një fjale:dita e mirë shihet ne mëngjes.

Ndërsa ne anën tjetër gjersa LW e LDK-ja nuk mundeshin me gjetë konzenzus rreth koalicionit ajo që nuk mundën me tejkalu ishte poziten e kryeministrit që LDK kërkonte të jetë Avdulla Hoti, ndersa LW kërkonte të jetë Albin Kurti. Pra këtu nuk kishim parime, kishim po të njejtën gjë,ETJA për pushtet.

Për të kompletuar ETJEN e pushtetit me se miri flet Kualicioni PAN i cili u kruijua në 5-minuteshin e fundit para hyrjes në zgjedhje, dhe kjo pa parime e pa principe. Me një fletë 3 paragrafësh dhe me tre nënshkrime. Pra, u shemben sharjet e partnereve të rinje dhe u kthyen fjalët e mira. Brumi u fry brenda nate e në mëngjes u gatua buka sipas liderëve të përbashkët.

Por nuk është vetëm kjo! Ata se bashku shemben edhe sharjet kundër Liderit të AKR-së që dikur e quanin pro rus, madje me një lavdat të madhe për punen që po e bënë për Kosovën ja dhanë një varg ministrish e shumë zv ministra sa nuk kishte as anëtar partie për ti bërë. Më vonë për të parë edhe me tej se sa është futur në kokat e liderve tanë ETJA e pushtetit, dolen skandalet në VV, ku nuk e kishim pas rastuin t’i shohim me heret. Për një natë të vetmë patriotet i shendrruan në tradhetar, i lidhen me sherbimet sekrete, madje me e keqja treguan edhe për ngacmimet e tmershme seksuale që ndodheshin aty brenda. Pra faji ishte të ETJA Pushteti!

Se sa ka ndikuar pushtei në këta lider flasin edhe lëvizjet pa principe e pa parime,kur sharjet me të zëshmë dolen nga goja e Donikes për të ju bashkuar po të njejtit njeri. Brenda natë Kryeministri prej kerkesës për dorheqje u kthye në në një ëngjull për Doniken.

Prandaj tek ne mund të këtë çkado tjeter pos lidershipit dhe parimeve. Këtu ETJA për pushtet është me e fortë se atdhedashuria, shtetndertimi e besa edhe zhvillimi i shtetit. Këtu ka vetem një parim “OSE UNË OSE ASKUSH”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë