Ka pak kohë që në tregun e muzikës është futur fuqishëm Engjëllusha Salihu, shkruan GazetaBlic.
Depërtimin e saj më të lehtë në muzikë e bën pasi nëna e saj, Shyhrete Behluli ka vite që është në skenë.
Me tu bërë pjesë e tregut Engjëllusha ka sjellur një sërë projektesh, e që dy prej tyre janë bashkëpunime me nënën e saj.
Dihet se Shyhrete Behluli është një nga emrat më të kërkuar të muzikës popullore për koncerte si brenda dhe jashtë vendit, por edhe dasma.
E duket se mjaft e kërkuar po rezulton dhe Engjëllusha e cila ka disa muaj që ka filluar me koncerte të shumta.
Së fundmi, nënë e bijë kanë argëtuar me muzikë shqiptarët e Londrës, ku kjo duket dhe nga videoja që ka publikuar vet Shyhrete Behluli në llogarinë e saj në Instagram.


